Sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin mendor dhe fizik të secilit person. Gjithashtu, sporti nxitë ndërveprimin shoqëror, punë ekipore dhe zhvillimin e shkathtësive sociale. Përmes sfidave sportive, individët mësojnë të menaxhojnë emocionet, të vendosin qëllime dhe të zhvillojnë vetëbesimin. Të mësohet të përballet me humbjet dhe me sfidat. Pikërisht për këtë biseduam me një vajzë të re dhe të suksesshme e cila thyen paragjykimet duke u marrë me powerlifting, njoftohuni me Nikolija Petronijević.
- Kur ki ardhur për herë të parë në idenë për të trajnuar powerlifting?
“Fillova të shkoja në palestër kur isha 15 vjeç. Në atë kohë, qëllimi im ishte për të humbur peshë. Mirëpo, kur kuptova se forca ime me kalimin e kohës po rritet, fillova të hulumtoj se si mund t’i avancoj performancat e mija edhe më shumë. Atëherë mora vesh për powerlifting.”
- Duke pasur parasysh se ki fituar medaljen e artë në garën ballkanike dhe evropiane në powerlifting, sa kohë ju është dashur për t ‘u përgatitur?
“Trajnimet të cilat kanë qenë të përkushtuara ekskluzivisht garave kam filluar të bëj në dhjetor të vitit të kaluar. Atëherë fillova me një dietë dhe me ushqim më rigoroz për shkak të kategorisë. Por përpiqem që 90% të kohës të ushqehem shëndetshëm dhe të stërvitem fort, jashtë përgatitjeve garuese.”
- Si në çdo sport, duhet të heqësh dorë nga ndonjë gjë e caktuar në mënyrë që të arrihen rezultatet sa më të mira, a të është dashur ty të heqësh dorë nga ndonjë gjë?
“Ushqimit të pashëndetshëm, daljeve, alkoolit, duke qëndruar zgjuar natën vonë. Megjithatë, përpiqem të balancoj gjithçka, kështu që gjej argëtim dhe kënaqësi në shumë gjëra të tjera.”
- Si do t ‘i inkurajoje vajzat e reja për të ushtruar powerlifting?
“Përmes këtij sporti, ne vajzat mësojmë se sa të forta jemi si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Dhe se nuk duhet të ekzistoj sistematizimi si i sporteve ashtu edhe i punëve, për meshkuj dhe për femra. Çdokush mund të bëjë atë që do.”
- A ke hasur në ndonjë përvojë të pakëndshme, duke pasur parasysh se një lloj sportit të tillë përcjellin paragjykime kur ushtrohet nga femra?
Po, por nuk i kushtoj vëmendje.
- Sa është sfiduese për ty të harmonizosh obligimet në fakultet me stërvitje?
“Sporti më ka mësuar organizimin, kështu që unë gjithmonë përcaktoj prioritete. Zgjohem më herët, ndonjëherë fle më pak se që duhet, por kryesisht arrij gjithçka.”
- Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
“Plani është gjithmonë i njëjtë. Të jem më e mira në çdo stërvitje të ardhshme, të mësoj diçka të re dhe ta zbatoj atë.”
- Çfarë mesazh do t’i jepesh të rinjve?
“Kur gjeni diçka që e doni, qoftë sport apo ndonjë hobi tjetër, mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet e mëdha, sepse çdo gjë që imagjinoni, atë edhe mund ta realizoni. Gjithçka është në kokë, por edhe në punë.”





