Në mes të muajit korrik të këtij viti, është mbajtur kampi rinor pesë-ditor në Zlatibor në organizimin e OJQ Domovik. Në kamp morën pjesë të rinj nga grupi Të rinjtë e bashkuar (“Udruženi mladi”) si dhe të rinj nga shoqata Në rrugët e diellit (“Putevima sunca”) nga Graçanica. Temat të cilat të rinjtë mbuluan në kamp së bashku me ligjëruesit e tyre ishin avokimi publik në fushën e ekologjisë. Qëllimi i kampit është fuqizimi, rrjetëzimi dhe zhvillimi i liderëve të rinj përmes aktiviteteve në temë të avokimit publik dhe ekologjisë, përkatësisht, duke treguar pasojat e ndotjes së mjedisit. Aktivitetet kanë për qëllim krijimin e një iniciative dhe fillimin e një fushate ekologjike të cilën do të implementojnë të rinjtë me mbështetjen dhe promovimin e organizatës Domovik.
Pse është e rëndësishme të mbështetet zhvillimi i shkathtësive të të rinjve?
Zhvillimi i shkathtësive i ndihmon të rinjtë të bëhen versione më të mira të vetvetes. Përmes fitimit të shkathtësive të reja, të rinjtë zhvillojnë vetëbesimin, vetëdijen dhe aftësinë për t’u ballafaquar me sfidat. Kjo përmirëson aftësinë e tyre për vendimmarrje, për zgjidhjen e problemeve dhe për arritjen e qëllimeve. Me mbështetjen e zhvillimit të shkathtësive të tyre nxitet kreativiteti dhe inovacionet. Ato mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe të krijojnë ide të reja të cilat mund të ndryshojnë gjendjen e mjedisit në të cilin jetojnë.
Shikoni se çfarë kishin për të thënë pjesëmarrësit për kampin, çfarë mësuan dhe si do t’i zbatojnë njohuritë e fituara.
Me këtë rast, grupi “Rinia e Bashkuar” (“Udruženi Mladi”) dërgojnë ftesë të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre për t’u bashkuar me ta në aktivitetet e ardhshme që do të implementohen në kuadër të fushatave brenda organizatës Domovik.
Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen e tyre zyrtare: të rinjtë e _bashkuar





