Arti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin njerëzor dhe kulturën. Ai na lejon të shprehim idetë, emocionet, qëndrimet dhe mendimet tona në një mënyrë që mund të jetë e kuptueshme dhe frymëzuese për të tjerët. Një artist i ri nga rrethina jonë pikërisht dëshironte të përcillte mendimet e tij dhe të shprehë qëndrimet e tij përmes ekspozitës së tij të parë personale. Stefan Boškoćević, i lindur në vitin 2001 në Shtërpcë. Ai është student i skulpturës dhe dizajnit grafik në Fakultetin e arteve. Ai mori pjesë në disa ekspozita kolektive duke ekspozuar veprat e tij, megjithatë, ai ishte mjaft i motivuar dhe i inkurajuar nga njerëzit që e mbështesin atë për të prodhuar disa nga grafitet e tij sipas motivit e papafingos së tij, i cili gjithmonë asocionte me diçka misterioze dhe të hedhur, derisa ai nuk hodhi sytë në të dhe gjeti disa gjëra interesante dhe të vlefshme. Për vetë ekspozitën, simbolikën e saj dhe suksesin, si dhe aktivizmin e të rinjve ne diskutuam me autorin e ekspozitës, Stefan Boshkoqeviq.
Çka të motivoi dhe frymëzoi gjatë krijimit të grafiteve
Herën e parë u ndesha me grafikë kur u regjistrova në fakultet, që nga momenti i parë vetë procesi i grafikës ishte shumë interesant, sepse punohet në pllaka të cilat më vonë shtypen në letër. Në vitin e parë, ishte linoleum, domethënë linoprerje, ndërsa më vonë filluam të punonim në pllaka alumini dhe bakri, teknika siç janë gjilpëra e thatë, gravurë në bakër dhe akuatinta. I gjithë procesi është shumë interesant, shumë i gjatë dhe turbulent, sepse gjatë punës nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në fund dhe nëse puna ka pasur sukses apo jo. Dhe në një farë mënyre kjo turbulencë dhe pasiguri më dhanë motivim të madh për punë dhe për të përsosur grafikën.
Si ndihesh pas përfundimit me sukses të ekspozitës?
Ndihem shumë bukur, gjithçka ka kaluar ashtu siç e kisha imagjinuar dhe mendoj se i kam përmbushur edhe pritjet e publikut. Gjithashtu, ky ishte edhe një hap përpara për mua si artist i ri dhe një nxitje për punë të mëtejshme.
Na trego më shumë për rëndësinë dhe simbolikën e ekspozitës dhe çfarë mesazhi ke dëshiruar të ju përcjellësh vizitorëve me këtë ekspozitë?
“Vetë emri i ekspozitës “Papafingo” asocion në diçka të vjetër, të hedhur, misterioze, të tmerrshme. Pra, kështu ishte edhe në rastin tim, derisa nuk e kam hapur derën e papafingos dhe zbulova diçka misterioze dhe të mahnitshme, një hapësirë plot me gjëra interesante. Çdo hapësirë fletë shumë për atë që nuk kemi në jetën tonë, për shtëpinë tonë dhe qëndrimin tonë ndaj shtëpisë. Dhe papafingoja ishte për mua depoja e shtëpisë sime, jeta e paraardhësve të mi, gjë e cila ishte shumë interesante për mua për t’u hulumtuar dhe disi për t’u kthyer për disa qase në atë kohë kur ata jetonin. Të gjitha gjërat që gjeta, për mua nuk ishin mbeturina, por diçka e pabesueshme. Me këtë ekspozitë, kam dashtë të tregoj në atë se nuk duhet të hedhin gjërat e vjetra, sepse ato tregojnë shumë për ne. Ngadalë i ktheva në shtëpinë time fizikisht, por përmes vizatimeve dhe grafikave të mia. Siç thashë edhe në hapjen e ekspozitës, “Kjo është papafingo ime, hidhi një sy, dhe besoj se edhe ato të juaja janë shumë interesante”.
Çfarë reagimesh morët nga publiku pas kësaj ekspozite?
Reagimet e publikut ishin shumë pozitive, për të cilën gjë mua më vjen shumë mirë. Dhe një shenjë se bëra një gjë të duhur.
Meqenëse pas teje është një ekspozitë shumë e suksesshme, sipas mendimit tënd çka është e rëndësishme që një person i ri realizojë potencialin e tij të plotë?
Është e rëndësishme që ta duam atë që punojmë dhe të bëjmë me zemër të plotë. Gjithashtu, është e rëndësishme puna dhe përpjekja e cila na sjellë gjithmonë deri të ndonjë qëllim.
Duhet të theksoj se krahas detyrimeve të tua gjithmonë gjen kohë për vullnetarizëm dhe se je shumë i angazhuar në aktivitete të shumta. Çfarë këshille do të jepnit për të motivuar njerëz të rinj që të aktivizohen në komunitetin e tyre?
“Sa herë që gjej kohë të lirë, bashkohem në ndonjë vullnetarizëm dhe aktivitet, sepse në këtë mënyrë mësoj shtesë për disa gjëra që më interesojnë, takoj njerëz të rinj dhe fitoj përvoja të reja. Motivimi për të rinjtë është se ata janë ata që mund të ndryshojnë shumë në komunitetin e tyre, siç thonë ata “bota mbetet tek të rinjtë, e ne jemi ata që mund të përpiqemi që ajo të jetë më e mirë.”
Çfarë këshille do t ‘i jepje dikujt që sapo ka filluar të merret me art?
Të donë atë që bën, të jetë këmbëngulës në te, ndonjëherë do të jetë më e lehtë, ndonjëherë më e vështirë, por kur ke besim në veten tënde dhe në ëndrrat e tua, gjithçka do të realizohet. Më pëlqen të them “Ëndrra nuk mbaron kur zgjohesh, por kur e arrin”. Ndiqni ëndrrat tuaja dhe ato do të realizohen.
Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Planet e mia për të ardhmen e afërt janë të ekspozoj më shumë me këtë ekspozitë, ta zgjeroj atë edhe me disa punime të tjera. Gjithashtu, planifikoj të realizoj një ekspozitë skulpturash, të vazhdoj të dërgoj punimet në konkurse arti dhe të vazhdoj me punën siç kam bërë deri më tani.
Çfarë mesazhi do t’u dërgonit të rinjve?
“Ndiqni ëndrrat tuaja, besoni në veten tuaj, bëni atë që doni dhe suksesi do të vijë.”




