Sara Jekiq (Sara Jekić), poete njëzet e gjashtë vjeçare dhe asistente në departamentin e letërsisë dhe gjuhës serbe në Fakultetin filozofik në Mitrovicën e Kosovës, talentin e saj për të shkruar fillimisht ka shprehur duke shkruar tregime të shkurtra, e më pas në fund të shkollës së mesme ajo është sprovuar në shkrimin e poezisë, me të cilën vazhdoi të merret.
“Gjithmonë kamë dashur të lexoj dhe të shkruaj, për shpirtin tim, kuptohet, edhe pse ishin kryesisht tregime të shkurtra. Më pas u shfaq papritur një dashuri për poezinë dhe në fund të shkollës së mesme provohem në te. Atëherë krijohet, thënë kushtimisht, vjersha ime e parë, e cila është më shumë një tentativë, por duhet nisur nga diçka”, shpjegon Sara.
Mbështetja e saj më e madhe janë prindërit të saj, të cilët publikuan përmbledhjen e saj të parë, “Vetëm me sytë dashuron sinqerisht” (“Samo se očima iskreno voli”) në vitin 2015.
“Gjithmonë dhe në çdo gjë, mbështetja e prindërve të mi ishte vendimtare. Ata ishin audienca ime e parë e vogël besnike para të cilëve recitova me turp vargjet fillestare”, thotë ajo dhe shton se për te përveç prindërve, ka qenë e rëndësishme edhe përkrahja e bibliotekistit të shkollës së mesme Luba Nikoliq (Ljuba Nikolić), me të cilin zhvillonte biseda për letërsinë dhe nga të cilit ajo mori shumë këshilla të dobishme.
Ajo thekson mbështetjen e profesorëve dhe kolegëve, si dhe botimin e punimeve në revistën studentore “Dr Filstud” gjatë periudhës së studimit.
“Gjatë studimeve – profesorët e mi, kolegët, dhe do ta theksoj botimin e punimeve në revistën studentore të Fakultetit filozofik “Dr Filstud”, e cila i ndihmon të gjithë studentët, jo vetëm të Universitetit të Prishtinës por edhe më gjerë, në afirmimin dhe zbulimin e potencialit krijues dhe kështu më ndihmoi edhe mua.
Motivet që mbizotërojnë në poezinë e saj janë të dashurisë, por ka edhe ato patriotike, sociale dhe reflektuese.
“Shumica e këngëve janë me motive dashurie, por ka edhe patriotike, sociale, reflektuese dhe teksa përpiqem të bëj një largim të vogël nga tema e dashurisë me kalimin e viteve, jam gjithnjë e më shumë e zënë me punën që merrem, që është letërsi mesjetare, dhe për rrjedhojë në kohën e fundit, theksi është vënë në atë shpirtërore, të krishterë, fetare…”
Sara deri më tani ka botuar tri përmbledhje me poezi, “Vetëm me sytë dashurohet sinqerisht” (“Samo se očima iskreno voli”) dhe “Oda e kaltër në papafingo” (“Plava odaja na tavanu”) botim i Presing-ut dhe përmbledhja “Rrathët” (“Krugovi”) të cilën ka botuar Shoqëria letrare të Kosovës dhe Metohisë. Në përgatitjet është edhe dorëshkrimi i katërt, titulli i të cilit tani për tani është “Birucë” (“Tamnica”).
“Plani është të botojmë dorëshkrimin në përgatitje, titullin e punës të të cilit e kam përmendur tashmë, por këtë herë nuk e kam me ngut, sepse nëse poezitë janë brumë, duhet të përzihet mirë, pastaj lihet të qëndroj, të përzihet sërish, që të dalë nga te “ushqim” i vlefshëm për shpirtin dhe zemrën”, është e sinqertë ajo.
Ndër modelet roli e saj poetike, ajo veçon Miroslav Mika Antiqin (Miroslav Mika Antić), Vasko Popën (Vasko Popa), Branko Miljkoviqin (Branko Miljković) dhe Millosh Crnjanski (Miloš Crnjanski).
E pyetur se çfarë e frymëzon, ajo përgjigjet se ato janë “momente, udhëtime, atmosferë, segmente ëndrrash të parealizuara, njerëz, kalimtarë, këngë dhe libra”. Sipas mendimit të saj, frymëzimi na gjen dhe jo anasjelltas.
“Të shkruarit është mënyra ime për t’i komunikuar botës një lloj të vërtete poetike, një mesazh intim i maskuar mirë si një gjëegjëzë, zgjidhja e së cilës, shpresoj, do të deshifrohet ose merret me mend nga lexuesi i vëmendshëm, i etur për të njohur veten, ëndrrat e tij dhe gjithë spektrin e ndjenjave në të, dhe kështu në këmbim ndoshta i japin poezisë sime universalitet, për të cilin secili prej nesh përmallohet me turp”, thotë kjo poete e re.
Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile e fuqizuar për të vepruar në mënyrë aktive për avancimin e të drejtave të fëmijëve” në partneritet me Save the Children, i cili financohet nga SIDA.





