Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile e fuqizuar për të vepruar në mënyrë aktive për avancimin e të drejtave të fëmijëve” në partneritet me Save the Children, i cili financohet nga SIDA. Millosh Vuçiniq (Miloš Vučinić) nga Zubin Potoku dhe Vesel Salliji (Veselj Saliji) nga Kamenica e Kosovës janë pjesëmarrës në programet rinore të zbatuara nga Domovik-u. Në një intervistë për Leaderonline, ata shprehën mendimin e tyre për rëndësinë e…
Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile e fuqizuar për të vepruar në mënyrë aktive për avancimin e të drejtave të fëmijëve” në partneritet me Save the Children, i cili financohet nga SIDA.
Millosh Vuçiniq (Miloš Vučinić) nga Zubin Potoku dhe Vesel Salliji (Veselj Saliji) nga Kamenica e Kosovës janë pjesëmarrës në programet rinore të zbatuara nga Domovik-u. Në bisedë për Lideronline shprehën mendimin e tyre për rëndësinë e programeve të arsimit joformal përmes përvojës personale.
Milloshi, aktualisht i angazhuar në Shoqatën e prindërve Më mbështet veri si asistent projekti, ka pasur mundësitë që të merret me aktivizmin rinor në fushën e përmirësimit të pozitës së fëmijëve dhe të rinjve nga komuniteti i zhvillimit tipik, si dhe të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara zhvillimore.
Ky njëzet e pesë vjeçar pjesëmarrës i programit Ponder dhe Podium u tërhoq më shumë nga fakti se ai mund të tregonte problemet në komunitet dhe të ofronte zgjidhje të mundshme, thekson ai.
Siç thotë ai, aftësitë e fituara në programet e përmendura ka mundur t’i përdorë edhe në sfera të tjera të jetës.
“Kam fituar shumë aftësi në programe, por do të veçoja avokatinë si të veçantë, sepse më ndihmoi të bashkëpunoja me grupet e interesit në veprime të tjera”, thotë ai, duke shtuar se përvoja e fituar ka pasur rëndësi për zhvillim personal dhe zhvillim të karrierës.
Studenti njëzet vjeçar i Fakultetit të Arteve të Aplikuara, Vesel Salliji, është njohur me vullnetarizmin që në shkollën fillore, duke filluar nga “Play International”, një organizatë ndërkombëtare ku ka punuar vullnetar. Veseli ishte edhe vullnetar i Strehimores kulturore “KRIK” nga Kamenica e Kosovës, e cila merret me promovimin e shkencës, kulturës dhe artit.
Ai mori pjesë në programet mjedisore të zbatuara nga Domovik, dhe ajo që e motivoi për ta bërë këtë ishte vetë ideja e organizatës.
Pjesëmarrja në programet mjedisore, sipas tij, ishte një mundësi e përkryer për të fituar përvojë të re dhe për të kontribuar në përhapjen e shembujve të praktikave të mira tek të rinjtë.
Ai gjithashtu provoi aftësinë e tij në shkrimin e artikujve në platformën Lideronline. Thotë se në fillim ka qenë sfidë për të, por gjithsesi ka pasur shumë rëndësi për të.
Ai shton se përveç mundësisë së kërkimit, shprehja e këndvështrimit të tij personal nënkuptonte njësoj si aftësitë e fituara përmes përgatitjes së tregimeve dhe teksteve.
Ata të dy, si njerëz të rinj, tregojnë me shembullin e tyre se sa edukimi joformal, si dhe aktvizmi, është i dobishëm.
“Për mua, përvoja ime e përfshirjes në organizata të ndryshme dhe vullnetarizmi ka kontribuar në arritjen e qëllimeve të përcaktuara”, thotë Veseli.
I pyetur se si të interesohen dhe motivohen të rinjtë, Milloshi përgjigjet se “të rinjve duhet t’u jepet mundësia të flasin me të rinjtë në rajon për problemet që janë të zakonshme në të gjitha komunitetet”.
Ai është i mendimit se kohët e fundit të rinjtë janë shumë të interesuar për programet e arsimit joformal, gjë që, sipas tij, e tregon numri i tyre në aktivitete dhe programe të ndryshme.
“Përveç bisedës, atyre duhet t’u jepet mundësia të shohin në veprim se si është zgjidhur diku tjetër përmes aktivizmit një problem me të cilin përballen edhe ata në komunitetin e tyre”, shton ai.
“Edhe pse duket se të rinjtë janë të përgjumur dhe të pa interesuar në fushën e qasjes në arsimin joformal, mendoj se nuk është kështu. “Të rinjtë kanë shumë interesa të cilat dëshirojnë që t’i gëzojnë”, është i sigurt Veseli.
Mendoj se rezultatet dhe përfitimet e vullnetarizmit dhe përfshirjes duhet t’u prezantohen patjetër të rinjve, ajo përvoja mund të përdoret në sfera të ndryshme të jetës”, shton ai.
Të pyetur për një mesazh për bashkëmoshatarët e tyre, të rinjtë, bashkëbiseduesit tanë u thonë të provojnë aftësi të ndryshme që u pëlqejnë, të eksplorojnë botën përreth tyre dhe gjërat që u interesojnë, sepse në këtë mënyrë ata do të njohin realisht veten e tyre.
Mos prisni për ndryshim, le të fillojë nga ju






