Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile e fuqizuar për të vepruar në mënyrë aktive për avancimin e të drejtave të fëmijëve” në partneritet me Save the Children, i cili financohet nga SIDA. Tamara Tomanoviq (Tamara Tomanović), aktorja tridhjetë e një vjeçare e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, në një intervistë për Leaderonline, na tregon se si e gjen rrugën në botën e teatrit, çfarë janë ajo.. .
Kjo përmbajtje është krijuar në kuadër të projektit “Shoqëria civile e fuqizuar për të vepruar në mënyrë aktive për avancimin e të drejtave të fëmijëve” në partneritet me Save the Children, i cili financohet nga SIDA.
Tamara Tomanoviq, aktorja tridhjetë e një vjeçare e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, në një intervistë për Lideronline ajo na tregon se si ia del në botën e teatrit, cilat role janë të preferuara të saj dhe çfarë bën kur “zbret perdja”.
Gjatë fëmijërisë dhe shkollës së mesme ajo ishte marrë me kërcim dhe folklor, por nuk i mjaftoi kjo, ndaj vendosi të provonte edhe në aktrim. Ajo e kujton hapat e saja të para në aktrim si një përvojë të bukur. Ndonëse e pasigurt dhe ende pa përvojë, ajo mori rolin e saj të parë në vitin e dytë të studimeve për aktrim dhe kështu shkeli në botën e teatrit.
“Shfaqjen time të parë kam punuar pasi mbarova vitin e parë të fakultetit. Nuk ishte një rol i madh, por për mua do të thoshte se po hyja në botën e aktrimit dhe se mund të vëzhgoja se si bëhet një shfaqje, si aktorët ndërtojnë një personazh, si funksionon e gjitha kjo jashtë akademisë”, tregon ajo dhe shton se duhet shumë punë dhe përpjekje për të “pjekur” zanatin e aktrimit.
Kur është fjala për teatrin në të cilin është e angazhuar, ajo thotë se teatri i Prishtinës është i veçantë sepse ka për mision që t’i gëzojë të gjithë njerëzit në territorin e Kosovës dhe Metohisë.
Pas roleve të shumta që ka luajtur dhe përvojës dhjetëvjeçare në aktrim, e ka të vështirë të zgjedhë të preferuarën e saj:
“Kam luajtur shumë role dhe shumë prej tyre më pëlqejnë shumë, disi nuk kam ndonjë të preferuar apo më pak të dashur për mua. Ne më shumë lidhemi për vetë procesin e punës, nëse procesi është kreativ, nëse nuk mundohemi shumë, nëse kuptohemi me regjisorin dhe ekipin e autorit dhe nëse ka një atmosferë pozitive, ne i duam ato shfaqje më së shumti dhe i presim me padurim. I adhuroj personazhet e Dunjashës, Maricës, Bisës etj.
Ajo thotë se përpiqet të harrojë atë që e ka të vështirë në krijimin e një personazhi. “Shfaqja ime e parë profesionale pas përfundimit të akademisë është “Hotel Kosova” me regji të Nenad Todoroviqit. Kjo është arsyeja pse ajo është e preferuara ime. Pas asaj shfaqjeje mora prapë angazhim në këtë teatër dhe kuptova që do të qëndroj atje, që krijoj art me njerëz të mrekullueshëm dhe kolegë të dashur dhe e bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, tregon Tamara.
Ajo arrin të ndajë jetën e saj private nga ajo të punës ashtu që të dyjave i përkushtohet në mënyrë të veçantë.
“Kur përgatisim ndonjë shfaqje, atë një apo dy muaj jetojmë atë që punojmë. Është mirë që para premierës kemi prova të përditshme në Graçanicë, sepse disi izolohemi nga gjithçka dhe i përkushtohemi vetëm asaj shfaqjeje”, thotë ajo dhe shton se pas premierave dhe reprizave, i rikthehet “realitetit” duke u përpjekur që të shkyçet dhe të pushojë.
Kohën e lirë e kalon ashtu që stërvitet dhe i përkushtohet leximit, ndërsa është anëtare i një klubi letrar.
“Unë jam anëtare e klubit letrar të Sanjës dhe mund t’ju them se nuk është më vetëm një klub, ne jemi një familje. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në një vit e gjysmë të fundit. Përveç leximit, adhuroj të stërvitem. I këshilloj të gjithëve që të merren me ndonjë aktivitet fizik, është çlirues dhe ndjesia më e mirë për mua është ajo pas stërvitjes. Unë shoqërohem shumë, jam e rrethuar me njerëz të mrekullueshëm, libra cilësorë dhe gëzohem çdo ditës së re”, thekson ajo.
Aktualisht po përgatitet për hapjen e sezonit të Teatrit Kombëtar muajin e ardhshëm. Shfaqja “Fytyrë e dyshimtë” pritet të shfaqet në Kumanovë, pastaj në Graçanicë dhe Shtërpcë, ndërsa në fund të tetorit në Beograd. Ajo tregon gjithashtu se është e emocionuar për provat e ardhshme që e presin në kuadër të shfaqjes së re “Lizistrata”, me regji të Boban Skerliqit.
Për të skena e teatrit është e vërteta dhe çdo shfaqje e re është një aventurë, nënvizon Tamara.
“Kënaqëm në krijimin e një personazhi dhe më vonë në jetën e tij. Adhuroj atë momentin kur ngjitem për herë të parë në skenë, atë emocion që ndjej deri në fillim të shfaqjes dhe më pas në fund, kur ndjejmë gjithë dashurinë e publikut. Çdo shfaqje është një lloj feste për ne aktorët, dhe gjithmonë është i bukur ai shoqërimi dhe bashkësia e cila krijohet gjatë procesit”.
Sipas saj, njerëz të rinj në Mitrovicë kanë mundësi të merren me art dhe sport dhe të përmirësojnë dijeninë e tyre.
“Ajo që më gëzon në disa vitet e fundit është se po investohet shumë në jetën kulturore dhe sportive në Kosovë e Metohi. Unë shoh që shumë njerëz të rinj realizojnë rezultate të shkëlqyera në të gjitha sferat dhe kjo është për çdo lëvdatë. Mitrovica e Kosovës gjithmonë ka pasur rini të talentuar dhe besoj se është e tillë edhe në mjedise të tjera”.
Ajo është e mendimit se kjo është shumë e rëndësishme për rritjen e të rinjve dhe drejtimin e tyre në jetën e mëtejshme.
Së fundi, mesazhi i bashkëbiseduesit tonë për njerëz të rinj, por edhe për aktorët e rinj, është se talenti është 1%, dhe se gjithçka tjetër është punë. Ajo shpjegon se kjo nuk është e vështirë nëse kultivojmë dashuri për atë që bëjmë.
“Nëse bëjmë diçka me shumë dashuri, besojmë në atë që bëjmë dhe përpiqemi të jemi më të mirë në të, të përparojmë, atëherë me të vërtetë asgjë nuk është e vështirë dhe ia vlen. Përpjekjet shpërblehen gjithmonë”, thotë Tamara.




